Gara për Ese 2020

Data e Publikimit 17.04.2020


Programi “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt” i USAID, zbatuar nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në bashkëpunim me Fondacionin IPKO dhe SmartBits, ju fton të merni pjesë në garën për ese me temë: “Përzgjedhja e karrierës sime – sfidat dhe mundësitë.”


Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë nxënësit e klasave 10, 11 dhe 12 nga shkollat e mesme të larta të Kosovës.

Rregullat për kualifikim:

  • Nxënësit e klasave 10, 11, dhe 12;
  • Eseja të jetë origjinale, jo e kopjuar;
  • Fjalori i përdorur të jetë miqësor dhe të mos ngjallë urrejtje;
  • Eseja të jetë në formë elektronike (MS word); të shënohen të dhënat personale (emri, mbiemri, klasa, shkolla dhe vendi).

Kriteret për vlerësimin e shkrimit më të mirë:

  1. Kreativiteti (eseja përmban ide kreative dhe origjinale, e bën lexuesin të reflektojë dhe mendojë më tutje për temën): 30 pikë
  2. Rrjedhshmëria dhe kuptimi (eseja është e shtjelluar mirë, ka rrjedhshmëri, ndërlidhje me temën dhe kuptim për lexuesin): 20 pikë
  3. Struktura (ndarja e paragrafëve sipas praktikave të mira të shkrimit të eseve): 10 pikë
  4. Gramatika dhe drejtshkrimi: 10 pikë
  5. Fjalori i pasur (përdorimi i sinonimeve adekuate dhe gjuhës së pastër amtare): 10 pikë
  6. Numri i fjalëve (400-600 fjalë): 10 pikë
  7. Burimet (përdorimi dhe citimi i së paku dy burimeve të besueshme): 10 pikë.

Shpërblimet: Të gjitha shkrimet të cilat i permbushin kriteret do të publikohen në busulla.com, ndërsa nxënësve fitues të pesë vendeve të para do t’u dhurohen kupona për blerje të librave në njërën nga libraritë e vendit:

  • Vendi i parë: kupon në vlerë prej 250€
  • Vendi i dytë: kupon në vlerë prej 200€
  • Vendi i tretë: kupon në vlerë prej 150€
  • Vendi i katërt: kupon në vlerë prej 100€
  • Vendi i pestë: kupon në vlerë prej 50€

Dorëzimi i eseve: Nxënësit dorëzojnë punimet në adresën: bkastrati@kec-ks.org

Afati i dorëzimit: deri më 30 prill 2020